Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana

2025/05/16 at 5:52 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzimi i armëpushimit, Trump koordinohet me Europën nga Tirana

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bisedës me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të bërë nga Tirana.

Macron thotë se refuzimi që Presidenti rus, Vladimir Putin, i bën armëpushimit tregon se nuk e dëshiron paqen, por synon të fitojë kohë duke vazhduar luftën.

“Sapo zhvilluam një bisedë nga Shqipëria me Presidentin Trump. Edhe një herë, Presidenti Putin nuk i është përgjigjur propozimit për një armëpushim të pakushtëzuar, të bërë nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Ukraina dhe vendet evropiane. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk e dëshiron paqen, por synon të fitojë kohë duke vazhduar luftën”, shkroi Macron në rrjetet sociale.

Megjithatë Macron bën me dije se Franca do të vijojë të koordinohet me partnerët europianë dhe me SHBA-në për të “përcaktuar një përgjigje të përbashkët”.

Gjatë bisedës me Donald Trump, në tryezë ka qenë i pranishëm edhe kancelari gjerman Friedrich Merz. Ky i fundit bëri me dije në rrjetet sociale se nuk do të hiqet dorë nga ndihma për Ukrainën me qëllim që t’i jepet fund luftës.

“Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën për t’i dhënë fund luftës. Nuk do të heqim dorë. Së bashku me Presidentin Zelensky jemi të një mendjeje se Rusia ka pasur një mundësi të mirë këtë javë për të nisur bisedimet e para drejt një marrëveshjeje paqeje, duke filluar me një armëpushim paraprak. Jemi shumë të zhgënjyer që kjo nuk ka ndodhur”, tha Merz.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer, po ashtu i pranishëm me bisedën me Trump, u shpreh se nëse Rusia nuk ulet në negociata atëherë Putin duhet të përballojë pasojat.

“Në bisedë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, po harmonizojmë nga afër reagimin tonë ndaj qëndrimit të papranueshëm të Rusisë”, tha Starmer.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan këtë të premte bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë që nga viti 2022, në qytetin port të Stambollit në Turqi. Bisedimet përfunduan pas më pak se dy orësh, sipas Ministrisë së Jashtme turke dhe një zyrtari ukrainas.

Moska nuk i ka pranuar thirrjet e Ukrainës, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të plotë 30-ditor, duke thënë se armëpushimi mund të bëhet vetëm si rrjedhojë e bisedimeve.

Po ashtu, presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u takuar ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2019.

Zelensky u shpreh nga Tirana rreth fundit të luftës se “Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është thelbësore që bota të mbajë një qëndrim të fortë dhe të bashkuar”./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Trump përplaset me Macronin: Kërkon vëmendje, ai nuk e di se.,..
Bota

Trump përplaset me Macronin: Kërkon vëmendje, ai nuk e di se.,..

17 Qershor, 2025 9:41 am
Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe
Kryesore

Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe

17 Qershor, 2025 9:37 am
Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit
Bota

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit

17 Qershor, 2025 9:31 am
Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë
Bota

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë

17 Qershor, 2025 9:28 am
“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK
Kronikë

Rekursi/ Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Erion Veliajt më 8 korrik

17 Qershor, 2025 9:25 am
Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Para
A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët

A do japë Berisha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve? Noka përplaset me gazetarët

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri

Kosovë/Policia merr në kontroll Shërbimin Nacional për Punësim serb në veri

TE FUNDIT

Trump përplaset me Macronin: Kërkon vëmendje, ai nuk e di se.,..

Trump përplaset me Macronin: Kërkon vëmendje, ai nuk e di se.,..
17 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mohoi se u largua para kohe nga samiti i G7 në...

Lexo më shumë

Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe

Nis rinumërimi i votave, do hapen 44% e kutive në 4 qarqe
17 Qershor, 2025

Në Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti" në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit
17 Qershor, 2025

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Ali Sadmanin, të cilin fillimisht e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit...

Lexo më shumë

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë
17 Qershor, 2025

Rusia godet me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Të paktën 14 persona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com