Saimir Tahiri i cili po raporton në Komisionin e Sigurisë tha se pajisja është e policisë italiane me të cilën po trajnohen policët tanë. Tahiri tha se pajisja është gjurmuese e telefonatave. Më herët në të njëjtin komision Haki Cako, drejtor i Policisë, tha se nuk ka asnjë lloj pajisje në dispozicion të policisë së shtetit.
Lidhur me këto deklarata kontradiktore, deputeti Astrit Patozi tha se njëri prej ju të dyve (Tahiri ose Cako duhet të lënë detyrën).
Përgjigja e Tahirit: Policia e Shtetit në inventar nuk disponon pajisje përgjuese. Partnerët na kanë sjellë pajisje trajnuese. Nuk keni pse shqetësoheni për pajisje të ligjshme trajnuese. Sa i takon regjistrimit, pyesni në doganë.