Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryetarin Bashkisë së Kavajës Elvis Rrosh, pasi ky i fundit në dokumentet e vetëdeklrimit që ka dorrëzuar në KQZ për procesin dekriminalizimit ka shënuar se është gjykuar në Gjermani.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria, kryeprokurori Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të paraqesë materialet paraprake mbi Elvis Roshi. Prokuroria arsyeton se në formularin e vetëdeklarimit të tij, ka të dhëna të pasqaruara, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar.