Lorik Cana është padyshim njëri prej lojtarëve më të mirë shqiptarë në histori.
Futbollisti gjakovar e pati mundësinë të rritet jashtë vendit dhe jetoi në disa vende.
Për këtë, futbollisti aktual i Nantesit i ka tre pasaporta, siç shkruan agjencia e lajmeve, AFP, përcjell Zëri.
Në fakt, Cana ka pasaportë shqiptare, zvicerane, ku kaloi 10 vjet të rinisë, si dhe franceze, vend të cilin e konsideron si shtëpinë e tij të dytë.