Katy Perry ka plotësuar dëshirën e fundit të një vajze 13-vjeçare, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Këngëtarja iu përgjigj apelit të bërë në mediat sociale, në emër të Sophie Birtles, një vajzë e cila vuante nga sëmundja e çrregullimit gjentik Juvenile Sandhoff. Katy Perry i ka dërguar 13-vjeçares një video mesazh duke plotësuar një dëshirë të madhe të saj. Duke iu referuar njërit prej hiteve të saj , ylli amerikan i popit i thotë vajzës: “Sophie, dëgjova historinë tënde dhe dua të të them se ti je një fishekzjarr dhe se të dua.”
MIjëra njerëz kanë shpërndarë në rrjetet sociale hshtagun #youreafireworksophie.