Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Poshtërim i merituar!

2016/05/06 at 1:15 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjekmarkaj: Dorëheqja e Naços, Meta bën spektakël me Ramën

NGA AGRON GJEKMARKAJ


Dje një lajm i pazakontë u shpërnda në hapësirën tonë mediatike. Madje befasia e tij shkonte deri në kufijtë e çudisë, pse jo një Guinness në historinë e partive politike europiane.

Ambasadori i SHBA­ve Donald Lu dhe ajo e BE­së në vendin tonë, Romana Vlahutin, do të marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të tri partive më të rëndësishme që konturojnë Parlamentin dhe dominojnë politikën shqiptare, për t’i bindur ata të votojnë Reformën në Drejtësi.

Një akt in extremis për të përmbushur një dëshirë të aleatëve tanë, të cilët dëshirojnë një lloj tjetër drejtësie si pikënisje për të purifikuar disi jetën politiko­administrative nga korrupsioni mbytës që mbizotëron. Gjesti flet shqeto. Madje, filloi të flasë qysh me fjalimin e Lu para Komisionit për Reformën.

Ai tha pak a shumë se drafti i fundit është përgatitur nga dy prej ekspertëve më të famshëm të Amerikës dhe Europës, ndaj ka ardhë koha t’i braktisni cicmicet e zakonshme dhe ta votoni atë, përndryshe e mëshiroj atë parti dhe lider që e bllokon, sepse do të turpërohen dhe do të dështojnë. Vetëm kaq mjafton për të kuptuar qartë se cila është konsiderata e këtyre vendeve për thelbin e funksionimit të aksionit politik shqiptar.

Ende më e qartë shfaqet kuja për sistemin e Drejtësisë, si dhe lodhja e tyre ndaj nesh në kufijtë e braktisjes. Në dukje ngjan një akt që fyen sovranitetin e instrumenteve të politikës kombëtare, siç janë partitë politike, por në thellësi është një fund i merituar. Reforma në Drejtësi, e iniciuar nga Kryeministri Edi Rama, nuk hyri kurrë në shtratin logjik të një reformimi kushtetues që kërkon konsensus për diçka të qëndrueshme, të dobishme dhe afatgjatë përtej qëllimeve politike të momentit.

Qysh ditën e parë, Rama e tundi idenë e reformës si ndëshkim dhe kërcënim duke i paracaktuar asaj njëanshmërinë dhe politizimin. Ligjërimi i tij dhe bashkëpunëtorëve kishte në fokus opozitën dhe indirekt aleatin LSI dhe shefin e saj, Ilir Meta. Në këtë mënyrë, Rama me establishmentin që e ndjek doli si dishepull i së mirës, i së drejtës, i ndershmërisë, që me armën magjike, pra me Reformën në Drejtësi, do të mundë të keqen, të gabuarën të pandershmit, duke nënkuptuar pa kokëçarje kundërshtarët politikë, duke promovuar frikën.

Një sjellje kësodore e vuri me të drejtë opozitën në pozita skepticizmi dhe bashkë- kryetarin Meta në llogoren e vigjilencës së vazhdueshme. Shqisat e vetëmbrojtjes janë orakulli i Ilir Metës, i cili këtë nevojë e shndërroi në formulë bashkëpunimi me opozitën, duke revokuar konsensusin dhe krijuar një klimë trepolare. Në këtë kontekst, LSI u bë garant dhe luajti një rol sa pozitiv, aq edhe kushtëzues për PS­-në dhe Edi Ramën.

Kërkesa për të shndërruar Komisionin e Venecias dhe mendimet e tij në bazë të konsensusit, e futi procesin në shinat e normalitet. Nga ky moment kur opozita u shndërrua në faktor të kësaj reforme, entuziazmi i Kryeministrit për të filloi të binte dhe gradualisht ajo (drafti i Reformës në Drejtësi) filloi të mbulohej me pluhurin e heshtjes, të cilin e shkundin herë pas here ecejaket e Donald Lu­së, sa te Rama, aq te Basha, sa te Berisha, aq te Meta, duke i ngjarë një merimange në rrjetë.

Përtej gjuhës trimërore, më i painteresuari për miratimin e saj ngjante të ishte Kryeministri, ndonëse ia kishte dalë ta hidhte kopilin në oborrin e opozitës, i cili bezdiset nga institucione drejtësie me amerikanë nëpër këmbë, që as blihen, as shiten e as nuk i kërcënon dot.

Frika se ata merren më shumë me pushtetin, sesa me opozitën, i rri mbi krye. Ideale për të mbetej një reformë sipas Fatmir Xhafajt dhe në pamundësi të saj, dështimi përvijohej si sukses, sepse luante kartën morale kur ndërkohë i ka “tredhur” shumicën e gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, shërbimi i të cilëve nuk i mungon asnjë dekik. Në këtë rrugëtim, Opozita ka demonstruar një sërë përsiatjesh, duke manifestuar klimën e plotë të mosbesimit që ekziston ndërmjet palëve.

Lulzim Basha, pas shqyrtimeve të Venecias, në parim ka dhënë dakordësinë e tij duke mos e fshehur preokupimin për kapjen e drejtësisë dhe jo “hallin” për “dorëzimin” e saj, siç pretendon Kryeministri. Ajo ka kërkuar kohë, fakt ky që ka furnizuar propagandën e Qeverisë, një kohë që gradualisht i ka vënë ndërkombëtaret në pozita reflektimi dhe ofrimi garancish për paanshmëri.

Drejtësia në Shqipëri nuk shitet e as nuk blihet, por është marrë me qira nga çdo pushtet. SHBA­të dhe BE­ja ­të cilat kanë menaxhuar krizat tona, kanë dhënë donacione për rrogat, institucionet dhe infrastrukturën tonë, pjesë e të cilave janë vjedhur prej atyre që duhet t’i
administrojnë – e kanë kuptuar se po të vazhdohet kështu, vendi ynë mund të shkojë drejt kolapsit.

Një krizë tjetër do të ishte fatale dhe hallka më e kalbur është Drejtësia, vendimet e së cilës kanë toleruar gjithçka. Mozaiku i padrejtësive mund të frymëzojë njerëzit për reagim. Ndaj ambasadorët përdorën kërcënimin dhe asistimin në qelizë të problemit te partitë politike.

Dy nga këto parti kërkuan shtyrje me pretekste se i kanë deputetët në rrethe, me shpresën se do ndodhë diçka që ua ndërron mendjen ambasadorëve. Çdo shoqëri do të fyhej nga një lajm i tillë, ndërsa shqiptarët me të drejtë gëzohen, sepse e kanë humbur besimin në demokracinë e Edi Ramës, në reformat e tij koncesionare, ndaj e mirëpresin poshtërimin e partive politike, me shpresën se reforma miratohet dhe na sjell sa më shumë prokurorë e gjykatës amerikanë se, nëse bëhet me këta që kemi, ajo do të jetë një vrimë në ujë nga prroi që lëviz mullirin e Kryeministrit.

Faleminderit Donald Lu për poshtërimin e merituar. Të pafajshmit nuk e pranojnë atë.

/Gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
Ja ku dergjet karroca e “Ismail Qemalit”

Ja ku dergjet karroca e "Ismail Qemalit"

Opinion/ Tahiri-Bashës: Bëhu politikan serioz

Opinion/ Tahiri-Bashës: Bëhu politikan serioz

Foto-lajm/ Policia Rrugore, një rrugë, e dy punë!

Foto-lajm/ Policia Rrugore, një rrugë, e dy punë!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
28 Korrik, 2026

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare, pas incdidetit të së hënës ku ka marr një...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}