Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Shkozet të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se 2 persona që mbanin në kokë skafanda motori dhe të armatosur me pistoletë kanë grabitur një pikë të transfertave të këmbimit të parave.
Shuma që kanë arritur të marrin është rreth 8 milionë lekë, ndërsa pas grabitjes mësohet se ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Policia ka shoqëruar të paktën 15 persona në lidhje me grabitjen, me precendentë të mëparshëm penalë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.