Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Prive” në Klan Kosova, në rubrikën ’60 sekonda’. Paraja, femrat, etj. janë pyetjet që iu drejtuan Ramës dhe u përgjigj me mjaft sportivitet.
Intervista
Rama: Jam peng 60 sekonda për Prive
Pyetje: Paraja për ty është?
Rama: Asgjë
Pyetje: Gruaja që nuk mund ti rezistoje?
Rama: Gruaja ime
Pyetje: Sa herë të është thyer zemra?
Aq herë sa edhe më është ngjit
Pyetje: Femrat a duhet të ta kenë frikën?
Rama: Muaaa…Jo!!!
Pyetje: Çfarë të irriton?
Rama: Budallallëku
Pyetje: A je i dashuruar pas orave?
Rama: Jo, por pas kohës Po. Ajo vrapon dhe unë I shkoj nga mbrapa
Pyetje: Ku do shkosh pas këtu?
Rama: Tek Baton Haxhiu
Pyetje: Cila është fjala më e keqe që ke përdorur?
Rama: Nuk ta them
Pyetje: Dashuria a mendon se është sëmundje?
Rama: Jo, dashuria është melhem
Pyetje: Kujt ia ke frikën?
Rama: Që tu ngjaj atyre që budallepsen duke u plak
Pyetje: A ka urrejtje në zemrën tënde?
Rama: Jo, se siç thoshte gjyshja “inati i madh e zeza e të zot”
Çfarë muzike dëgjon?
Përgjithsisht klasike, por ndonjëherë ca të dali
Pyetje: Çfarë bën me rrobat e vjetra?
Rama: Mbeten aty se më vjen keq ti hedh dhe s’mund ti fal se nuk I bëjnë kujt
Pyetje: Për çfarë të ka marrë malli
Rama: Për djalin