Emisioni Opinion i transmetuar në TV Klan ka si temë të mbrëmjes debatin mes Presidentit Nishani dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit.
Armand Shkullaku ka theksuar se Erion veliaj në lidhje me ndërtimin e Parkut flet në mënyrë të përgjithshme, pra flet në emër të fëmijëve të Tiranës, në emër të fëmijëve të hidraulikëve, policëve etj.
Veliaj ka një mënyrë të foluri që nuk merret me kundërshtarin duke e kritikuar me argumenta, por merret me personin.
Shkullaku i ka bërë edhe një pyetje analistit, Artur Zheji përsa i përket gjuhës së përdorur.
Si të duket ty, gjuha kur kryeminstri Rama i thotë ish-kreut të opozitës: “O, rrot k…”, tha Shkullaku.