Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ndërtimi i Unazës së Vogël ishte zgjidhja e duhur, për ta kthyer sheshin “Skënderbej” në pedonale.
Në fjalën e tij, Veliaj iu përgjigj kritikëve për trafikun në Tiranë, duke thënë: “Ka shumë njerëz që thonë na çmendi trafiku, duke harruar se janë vetë trafiku”.
Sipas Veliajt, eksperimentet e bëra me organizimin e ditëve pa makina, treguan se asnjë tragjedi nuk ndodhi në Tiranë, pavarësisht se makinat nuk kaluan në sheshin “Skënderbej”.
“Bëhet fjalë për të vendosur një bllok dhe për të siguruar që një hapësirë publike t’i kthehet Tiranës. Kemi bërë disa eksperimente që në fakt kanë funksionuar perfekt. Tragjedia nuk ndodhi, njerëzit shkuan në destinacion”- deklaroi Veliaj.
Ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës është e angazhuar veçanërisht për çështjen e gjelbërimit