Draxler ishte udhëheqësi i Wolfsburg gjatë fitores 2:0 kundër Real Madrid gjatë mbrëmjes së mërkurë. I lehtë, i qetë, i zgjuar dhe i vendosur
marshonte ishlojtari i Schalke 04 përmes spanjollëve. Mbrëmjen e së mërkurës u pa Draxleri i mrekullueshëm i kohëve të Schalkes, kur
bënte magji në fushën e blertë bashkë me legjendën e Real, Raul. Mesa duket të dy akoma mbajnë kontakt me njëritjetrin. “Ne i shkruajmë shpesh njëritjetrit. Mbas ndeshjes me Real me siguri që me njërin sy do të ketë qarë prej Realit dhe me tjetrin do të ketë qeshur për mua,” deklaron Draxler dhe qesh, teksa shpreh një dëshirë: “Mbas ndeshjes së kthimit Raul ka për të qarë me të dy sytë.”
Të martën e ardhshme ai do të mundohet të përfundojë detyrën e filluar, duke eliminuar dhjetë herë kampionët e turneut. “Jam krenar. Kjo ndeshje ishte një moment i madhe dhe për mua, të cilin nuk do ta harroj kurrë. Por nuk dua të them që jemi me një këmbë në gjysmëfinale.
Jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Real ndeshjen e dytë kundër nesh.” Taktika mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në ndeshje të tilla. “E kemi nervozuar Realin, ishim kompaktë dhe kemi sulmuar në mënyrë të vazhdueshme.