Nuk dihet nëse pronari i këtij lokali është kryeministri apo një person i cili mbart gjeneralitete të përbashkëta me të, por sigurisht që është ndjellëse të mendosh se kafen e mëngjesit po e pi në një lokal ku në kokë të faturës shkruhet Edvin Rama. Këtë kënaqësi ka menduar ta ndajë me ne edhe një lexues, i cili befasinë e tij ka preferuar të na e sjellë nëpërmjet kësaj fature në Opinion.al.