Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar në “Facebook” për aksidentin tragjik që u mori jetën dy pilotëve të FA-ve dhe plagosi një ushtarak.
Në mesazhin e postuar, ajo shpreh dhimbjen e saj për dy viktimat, si dhe i uron të plagosurit shërim të shpejtë.
“Florani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin! Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë. E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës. Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to. I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të. Lutem për shpirtin e tyre.Shërim të shpejtë Geraldit!”, shkruan ministrja Mimi Kodheli.