Cezar Augusto Pelaez Triana i përfshirë në trafikun e kokainës Kolumbi-Shqipëri rrezikon deri në 15 vjet burg.
Triana është arrestuar në qershor 2014 pasi dyshohet se ka lidhje me ngarkesën prej 246 kg kokainë që u kap në portin e Barit në Malin e Zi.
Kolumbiani kishte ardhur në Shqipëri për të marrë rreth 1 milionë euro për kokainën e cila kishte si dentinacion final Shqipërinë.
Ky trafik po realizohej me kontenierët me fruta ekzotike, të porositura në Ekuador nga kompania fierake “RR…Company”.
Sipas hetimeve, Triana me shtetësi spanjolle, u porosit nga dy shtetas kolumbianë, njëri me emrin EL Chiquetette dhe tjetri me emrin Perea, që të vinte në Shqipëri për të marrë paratë.