Emisioni investigativ Stop në TV Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast të rëndë abuzimi në Shtëpinë e Fëmijës, në qytetin e Durrësit.
Edukatorja e këtij institucioni ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije të moshës 3 vjeç e gjysmë.
Në rastin e denoncuar nga Stop, shihen mjaft qartë, shenjat e dhunës në fytyrën e fëmijës të shkaktuara nga edukatorja përgjegjëse për kujdestarinë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=cQQqBeeCNkE
Daniela Deliallisi, punonjëse e Shërbimit Social, bën me dije se kur kam ardhur në punë kam vënë re shenja dhune në fytyrën e fëmijës.
Deliallisi, shton, më tej, se më të vënë re shenjat e dhunës në fytyrën e fëmijës, menjëherë kam pyetur stafin se çfarë ka ndodhur me fëmijën.
Ajo tregon se pas bisedës me stafin, ka ikur të komunikojë me drejtoreshën e këtij institucioni.
Sipas saj, kujdestarja përgjegjëse ka qenë ajo që ka ushtruar dhunë, e cila prej tre vitesh ishte punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës në qytetin e Durrësit.
Ndërsa, për fëmijën Deliallisi thotë se ai është një fëmijë shumë i dashur dhe mbi të gjitha shumë aktiv.
https://www.youtube.com/watch?v=NBzqv9Fezrk
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, Heroina Duka thotë se në lidhje me rastin në fjalë u njoftova nga punonjësja sociale e qendrës, Daniela Deliallisi.
Drejtoresha tregon se me të shkuar aty, vumë re, shenja dhune në fytyrën e fëmijës. Por, sipas saj, dhuna është diçka tepër e rëndë dhe që nuk njeh përmasa, qoftë ajo verbale apo jo e tillë.
“Nuk ka rëndësi se sa është dhunuar fëmija, pak apo shumë, dhuna është dhunë, dhe për këtë akt të shëmtuar, do të ketë tolerancë zero. Kujdestarja nuk duhet të jetë dhe as nuk e meriton të jetë pjesë e institucioneve të përkujdesit social. Unë kërkoj largimin e menjëhershëm nga puna të kësaj kujdestarje që ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës.”
https://www.youtube.com/watch?v=3lWZFe41Zzs