Goli i dytë i Austrisë solli shumë polemika, për më tepër pasi Mërgim Mavraj tha pas takimit se ishte Lorik Cana, i cili i tha ta linte topin se ishte vetëm.
Kjo deklaratë hapi debat në opinionin sportiv dhe në media, por është përsëri qendërmbrojtësi i Koln, i cili ul tensionin në një mesazh në profilin e tij në Facebook të shoqëruar me një foto me Canën.
“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë “xixa” mes nesh, por as mes askujt në këtë familje të madhe! Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, çdo fitore na gëzon edhe çdo pësim na mëson” – sqaroi Mavraj.
Pjesa e parë në miqësoren me Austrinë pati shumë probleme për Shqipërinë, por pas pushimit kuqezintë reaguan duke shënuar gol dhe zotëruar sfidën.
Trajneri Gianni De Biasi kërkoi në konferencën pas takimit, që ekipi i tij të tregojë gjithmonë këtë lojë.
TvKlan