Bordi drejtues i Barcelonas do të mblidhet ditën e martë për të diskutuar mundësinë më të mirë për të nderuar Johan Cruyff, i cili vdiq javën e kaluar.
Sipas së përditshmes sportive katalanase Sport, tifozët e “Blaugrana” kërkojnë që emri i stadiumit “Camp Nou” të zëvendësohet me emrin e legjendës i cili ka kontribuar shumë për këtë ekip si lojtar dhe si trajner.
Cruyff vdiq nga kanceri në moshën 68 vjeçare gjatë ditës së mërkurë. Ai ka fituar La Ligan dhe Copa del Ray me Barçan në fushë, përpara se të koleksiononte tituj të shumtë si trajner, duke përfshirë Champions League (asokohe European League) në vitin 1992.
Bordi është i vetëdijshëm se duhet të propozojnë një veprim i cili i bën homazhin e duhur personit që bëri një angazhim të përjetshëm te klubi, dhe presidenti Josep Maria Bartomeu bashkë me drejtorët e tjerë do të takohen me familjen e legjendës për të vendosur për aktin e dedikimit.
Djali i Cruyff, Jordi, i cili ashtu si babai i tij luajti me Barcelonan dhe Holandën, është takuar me zv.presidentin e klubit Jordi Cardoner për të biseduar mbi situatën.
Një përqindje e madhe e mbështetësve të klubit kanë qenë dakord me riemërimin e stadiumit, 65% e tyre (rreth 8,000 pjesëmarrësh), e përkrahin idenë sipas një sondazhi në faqen e internetit të Sport. Sugjerimi i riemërimit të stadiumit ishte më i pëlqyer se ideja e ndërtimit të një statuje në hyrje të “Camp Nou”, apo heqja nga qarkullimi e numrit 14, brohoritja e emrit të tij gjatë çdo ndeshje në minutën e 14të dhe vënia e emrit të tij në derën numër 14 të stadiumit, të gjitha këto janë parë si jo të mjaftueshme për njeriun
Në një tjetër sondazh të Sport, ‘po’ ishte përgjigjja e shumicës së pjesëmarrësve dajret pyetjes direkte nëse stadiumi duhej të riemërohej. 60 % e tyre besojnë se kjo është mënyra e duhur për të nderuar ikonën e klubit.
Vendimi final me siguri do të jetë më i rëndësishmi për bordin e Barcelonas. Cruyff, jo vetëm që fitoi kampionatin në vitin 1974 dhe Copa del Rey në vitin 1978, ai gjithashtu merr meritat e ndërtimit të tikitakas së famshme e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.