Si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju mendoni se Barack Obama është në pozitën ideale për të takuar cilindo, përfshi një argjentinas që është futbollisti i preferuar i fëmijëve të tij.
Gjithsesi, Obama ka dështuar në kërkesën e tij për të takuar mbajtësin e “Topit të Artë”, Lionel Messi.
As presidenti i Amerikës nuk e “markon” dot futbollistin më të mirë të planetit!
Presidenti i 44t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës aktualisht është në Argjentinë dhe shpresoi të takonte 28vjeçarin Messi, për kënaqësi të dy vajzave të tij Sasha dhe Malia, që janë fanse të sulmuesit të Barcelonën.
Gjithsesi, ashtu si mund të dëshmojnë shumë mbrojtës,
Lionel Messi nuk është i lehtë për t’u arritur. Në këto kushte, familja Obama “u ngushëllua” duke takuar një tjetër argjentinas të famshëm, Papa Françeskun.
“Unë mora vajza e mia me vete në këtë vizitë pune në mënyrë që të shohin bukurinë dhe drithërimat e Buenos Aires, – tha Obama. – Ato kanë takuar një argjentinas të famshëm si Shenjtëria e tij, Papa Françesku. Donin të takoheshin me Messi, por nuk munda ta organizoj takimin me të.”
Messi aktualisht në Argjentinë ku po përgatitet për të luajtur në eliminatoren ndaj Kilit, e vlefshme për Kupën e Botës, “Rusi 2016”.