Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka goditur me mjete të forta një efektiv të policisë rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në kryqëzimin e “Librit Universitar”, ku shtetasi Aristotel Goga ka goditur në krye të detyrës punonjësin e policisë rrugore E. Gj.
Sipas policisë, Goga ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” dhe ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Ibrahim Rugova” ndonëse punonjësi i policisë E. Gj. i kishte dhënë shenjë detyruese të ndryshimit të sensit të lëvizjes.
Në momentin që është ndaluar nga shërbimi, i cili ka filluar të plotësojë një masë administrative për shkeljen e kryer nga shtetasi Aristotel Goga, ky i fundit e ka goditur me sende të forta punonjësin e policisë në pjesën e fytyrës duke i shkaktuar plagë të shumta. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë në mbështetje dhe kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shtetasit Aristotel Goga, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./ Panorama.al
http://www.dailymotion.com/video/x3xivqe_dy-te-rinj-godasin-policin-ne-ish-bllok_news