Presidentit Bujar Nishani i është rezervuar një pritje e ngrohtë nga lojtari i kombëtares, Ansi Agolli që ndodhet në Azerbajxhan gjatë vizitës që kreu i shtetit është duke zhvilluar në kuadër të forumit dy ditor global të Bakusë.
Lojtari kuqezi luan me ekipin e Qarabag-ut në kampionatin azer, ndërsa Nishanit gjatë takimit i ka dhuruar një suvenir dhe një fanellë të ekipit të Qarabag-ut me numrin e tij.
Anësori shqiptar në fotot e publikuara në profilin e tij në instagram shkruan “Tifozi me i ri i Qarabag, Bujar Nishani! Mirë se erdhët në Baku President!”.