TIRANE- Ky është momenti kur punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor të mbështetur nga policia janë afruar për të shembur një market tek Stacioni i Trenit. Ata kanë hasur në rezistencën e banorëve të kësaj zone, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dyqanet që shemben për ndërtimin e Bulevardit të ri. Ata janë të pakënaqur nga çmimi i kompensimeve dhe kanë dështuar negociatat e tyre me kryetarin e Bashkisë një ditë parë.
Sot ata po mbrojnë me çdo kusht pronat e tyre. Shihni videon për të kuptuar situatën tek stacioni i Trenit.