Ashtu siç e kemi bërë publike disa herë, këngëtarja Eneda Tarifa do të ketë një ekip njerëzish profesionistë, që do të kurojnë imazhin e saj në Eurovizion.
Për veshjet e saj do të kujdeset stilistja, Bora Kokëdhima e cila prej dy vitesh ka krijuar linjën e saj të veshjeve “Savage”. Vajza e dytë e deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima është komentuar në rrjetet sociale, për udhëtimin me helikopter që ajo dhe këngëtarja Eneda Tarifa kanë bërë për në Theth, duke shpenzuar shuma marramendëse për të.
Por burimet e Opinion. al konfirmojnë se, kompania e helikoptirëve është ajo që e ka mundësuar këtë udhëtim si dhe videon e këngëtares Eneda Tarifa.
Klipi i “Përrallë” siç e ka bërë publike edhe vetë Bora Kokëdhima, do të udhëtojë në shumë lokacione shqiptare dhe do të ketë shumë veshje “Savage”.