TIRANE- Ben Blushi dhe Taulant Balla kanë folur në përfundim të mbledhjes së grupit të PS, ku është kërkuar të mbahet një qendrim për incidentin e Elbasanit. Blushi tha se kërkesa nuk u mor parasysh, ndërsa sipas Ballës kjo është çështje lokale e Asamblesë së Elbasanit. Sakaq Balla tha se debati i sotëm ishte i përqendruar tek deklaratat e Blushit për dekriminalizimin, ku iu kërkua atij të nxjerrë emrat.