Sot po votohet në Gjirokastër dhe Vlorë për delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e PSsë që mbahet më 19 mars. Mësohet se procesi i votimit në Bashkinë e Gjirokastrës ka nisur me parregullsi të shumta, ndërsa në Vlorë deri tani procesi vijon normalisht.
Anëtarët e PSsë në Bashkinë e Gjirokastës deklarojnë se nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhjeve. Madje ata thonë se kandidatët nuk janë ata që kanë zgjedhur.
“Nuk gjejmë emrin në listat e zgjedhjeve. Kandidatët nuk janë ata që kemi zgjedhur”, kanë thënë anëtarët e PS-së.
Me sa duket anëtarët e PSsë në Lazarat nuk do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit. Sipas deputetit socialist, Koço Kokëdhima në Lazarat nuk plotësohet numri i anëtarëve. “Në Lazarat numri i anëtarëve nuk plotësohej. Ky rregull i vendosur që prej dhjetorit të vitit 2015”, ka thënë ai.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputetët e PS, Koço Kokëdhima, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu, Vladimir Kosta, Dashamir Kamberi dhe Andrea Marto ka mbërritur në Vlorë ku po mbikëqyr procesin. Rama është shprehur se, procesi i zgjedhjes së delegatëve po shkon i qetë dhe pa probleme. “Qeveria po shëron kancerin që ka prekur vendin në 25 vite”, ka theksuar Rama.