KURBIN- Një krim në familje është shënuar sot në Kurbin, ku për fat nuk ka viktima. Një 51 vjeçar ka plagosur rëndë të bijën 16 vjeçare dhe ka kanosur me jetë të shoqen. Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Sipas policisë në pranga Viktor Kulla, pasi ka ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzes së tij, shtetases A.K. 16 vjeçe dhe ka kanosur me jetë bashkëshorten P.K. 52 vjeçe”, thuhet në njoftim.
Vajza u dërgua në spital, dhe sipas mjekëve ka dëmtime serioze që i rrezikojnë jetën.
Materialet proceduriale i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ”Dhunë në familje”,”Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.