Dihet tanimë se nëna për fëmijën e saj bën gjithçka, mund ta lërë edhe vetën pa ushqim vetëm që ta ushqejë atë, por kjo nënë 27 vjeçare ka një teknikë tjetër.
Lakisha Connors ka lënë 7 fëmijët e saj pa ushqim me disa, kurse veten nuk e la keq në asnjë moment.
Fqinjët e kishin zbuluar këtë rast, pasi që ata thanë se fëmijët dita e ditës ishin edhe më të dobët.
Ata thanë se e panë Lakishan çdo ditë me gjëra ushqimore në dorë, duke hyrë në shtëpi, andaj nuk kishin menduar ndonjëherë se fëmijët e saj po vdesin urie.
Njëra ndër fqinjët kishte lajmëruar policinë ta hetojë rastin se pse këta fëmijë po jetojnë në gjendje të tmerrshme.
Policia bastisi shtëpinë e Connors, ku gjeti në dhomën e saj gjëra ushqimore që ajo i konsumonte vetëm për vete, kurse frigoriferin e shtëpisë e lëntë të zbrazur.
Pas kësaj, lakisha Connors u arrestua, ndërsa arsyetimi i saj se pse i la fëmijët pa ushqim është ky:
“Unë jam më e madhe, unë kam nevojë për ushqim, ata nuk kanë nevojë sepse ende janë të vegjël”.
Vajza e saj 3 vjeçare, Amonte Connors dhe djali saj 5 vjeçar, Dante Connors iu falënderuan policisë për arrestimin e nënës së tyre. Fëmijët u dërguan në Qendrën e Kujdesit për Fëmijët, dhe tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. /GazetaExpress/