Nga java e ardhshme, të gjithë përdoruesit e Skype në iOS dhe Android, do të kenë mundësi ta përdorin opsionin e videove “live”, përmes Microsoft.
Microsoft prezantoi për klientët e tij shërbimin e ri të thirrjeve audio dhe video në grup, pasi kishte kohë që e testonte këtë shërbim.
Në lajmin e njoftuar nga Microsoft në blogun e tij, thuhet se bisedat në grup në të njëjtën kohë mund të përmbajnë deri në 25 njerëz njëkohësisht. Bëhet e ditur se shërbimi mund të përdoret edhe për video-konferenca të cilat përveçse nga telefoni, mund të ndiqen edhe nga kompjuterët.