Teoria e Big Bengut pohon se universi, dhe koha, kishin një fillim, por fizikanët janë të ndarë sa i përket asaj se kur do të përfundojë universi, dhe për më tepër, si.
Teoritë variojnë nga prishja e materies së zezë e deri tek kthimi në procesin e Big Bengut, dhe në një artikull shkencor, astrofizikani Thomas Kitching ka shpjeguar se si mund të ndodh kjo.
Ai detajoi gjithashtu atë se pse koha ecë gjithmonë përpara dhe çfarë do të thotë zgjerimi i universit për njerëzimin, transmeton Gazeta Express.
Imagjinoni sikur koha të kthehej prapa. Njerëzit do të bëheshin të rinj në vend se të plakeshin, pas një jete të gjatë ata do të arrinin në pikën e përtërirjes – duke harruar çdo gjë që ata dinë.
Kjo është koha që përfaqësohet në një roman nga shkrimtari i shkencave fiktive Philip K Dick por, çuditërisht, drejtimi i kohës është gjithashtu një çështje me të cilën po përballen kozmologët.
Kështu, pse koha ecë gjithmonë përpara? Çdo koncept universal i kohës duhet përfundimisht të bazohet në evolucionin e vetë kozmosit. Kur e shikoni universin ju shihni ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën – pasi që duhet kohë e madhe derisa drita të vijë tek ne.
Në fakt, edhe vëzhgimi më i thjeshtë në univers mund të na ndihmojë ta kuptojmë kohën kozmologjike. Për shembull, fakti që qielli natën është i errët. Nëse universi do të kishte një të kaluar të pafund dhe nëse do të ishte i pafund në masë, qielli natën do të ishte plotësisht i ndritshëm – i mbushur me dritë nga një numër yjesh në kozmos që kanë ekzistuar gjithmonë.
Për një kohë të gjatë shkencëtarët, duke përfshirë Albert Ajnshtajn, menduan se universi ishte statik dhe infinit. Vëzhgimet e ndryshme kanë dëshmuar se universi në fakt është duke u zgjeruar, dhe në një normë të përshpejtimit.
Kjo do të thotë se universi duhet të ketë origjinën nga një gjendje më kompakte të cilën ne e quajmë Big Beng, duke lënë të kuptohet se koha ka një fillim.
Në fakt, nëse ne arrijmë të shohim dritën që është mjaftueshëm e vjetër, ne mund ta shohim edhe rrezatimin relikt nga Big Bengu – sfondin e mikrovalëve kozmike.
Disa hulumtues argumentojnë se Big Bengu nuk mund të ketë qenë edhe fillimi, pasi që në fakt mund të ekzistojnë edhe ‘universet paralele’ aty ku koha shkon në drejtime të ndryshme. Koha ka një fillim, por nëse ajo do të ketë një fund, fundi varet nga natyra e energjisë së errët që e bënë universin të zgjerohet.//Express