Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operacionin e asgjësimit të Bin Ladenit në Pakistan, ka shpjeguar se pse nuk iu tregua botës prova se kryeterroristi u vra.
Në librin e tij me titull “Një ditë aspak e lehtë”, Bissonnette rrëfen momentet e fundit të Bin Ladenit.
“Në grahmat e fundit, ai dridhej i tëri. Unë dhe një koleg tjetër i drejtuam lazerin në gjoks dhe qëlluam disa herë. Plumbat e bënë copë, duke e përplasur disa herë trupin, derisa nuk lëvizi më”, shkruan ai.
Dy burime konfindenciale kanë thënë më përpara se këtë ritual e kanë bërë të gjithë pjesëtarët e ekipit special, të cilët kanë derdhur mbi trupin e liderit të Al Kaedës të paktën 100 plumba.
Numri i madh i plumbave në trupin e tij ka bërë që Shtëpia e Bardhë të mos e autorizojë publikimin e fotove të Bin Ladenit.
Ato do të ishin pamja e një trupi të mbushur me plagë arme zjarri, çka do të shkaktonte një skandal ndërkombëtar.