TIRANE-36 – vjeçari, Vasil Biba u gjet tre ditë më parë i pajetë në Malin e Dajtit. Ai ishte zhdukur 3 muaj më parë dhe denoncimin e kishte bërë e shoqja. Dje policia arriti ta identifikojë, ndërsa sot publikohet fotoja e tij.
Sipas policisë, viktima ishte i dënuar në mungesë për evazion fiskal dhe drejtim të makinës pa patentë, si dhe po hetohej për kontrata fiktive në shitjen e disa shtëpive.
Kjo foto është dorëzuar në polici nga e shoqja në muaj dhjetor kur edhe kishte bërë denoncimin për zhdukjen e të shoqit.
36 – vjeçari nga Pogradeci rezulton se është qëlluar me dy plumba pistoletë 9 milimetër, në kokë dhe në zemër.
Kufoma e tij u zbulua rastësisht nga qeni i një bariu më datë 14 shkurt.