Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar mbi një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama, që thoshte se nuk do të donte të shihte presidentin e vendit në rolin e shefit të protokollit.
Presidenti Nishani, thuhet në deklaratë, e cilëson këtë si një deklaratë fyese jo vetëm ndaj presidentit, por edhe ndaj vetë Sekretarit Kerry.
Ja deklarata:
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e konsideron deklaratën e KM Rama sot në mbrëmje në një emision televiziv, se nuk do të donte të shihte presidentin e vendit tim në rolin e shefit te protokollit, si një deklaratë fyese jo vetëm ndaj Presidentit të Republikës, por dhe ndaj vetë mikut të shqiptarëve të një dite më parë ,sekretarin e shtetit Kerry. Për më tepër, Presidenti i Republikës do të shprehet nesër me një deklaratë për shtyp.