Të qenit beqarë, përveç lirive të konsideruara privilegj ka edhe disa kosto, që lidhen drejtpërdrejtë me çmimin e të jetuarit. është ky përfundimi në të cilin dalin italianët, duke pohuar se beqarët duhet të përballojnë një kosto jetese, të paktën 64% më të lartë se personat e martuar.
Kjo për shkak të tarifave te përballimit të qerasë, automjetit, por edhe të ushqimit apo energjisë elektrike.
Personat e pamartuar blejnë ushqime më të shtrenjta dhe mbajtja e një makine i vetëm, është më e vështirë se sa kur jeni dy, ndaj kujdes, i bëni mirë llogaritë.