Vullnetarët e organizatës Wildlife thonë se ishin mjaft të habitur kur gjetën një breshkë jashtëzakonisht të rrallë, një albino breshkë. Ajo u gjind në një plazh të Australisë.
Vullnetarët thonë se ajo ishte ne gjendje shumë të mirë kur e gjetën në bregdet.
“Breshka e ujit nuk ishte e sëmurë, por vetëm se ishte e bardhë”, thanë vullnetarët për BBC.
Zakonisht vetëm një në 1 mijë breshka të ujit mund të mbijetojnë, por ekspertët besojnë se shanset që të ekzistojë një breshkë albino, janë shumë të pakta.
Kurse, vullnetarët thonë se breshka ishte mjaftë e shpejtë, “shpresojmë se do të jetojë në këtë det masiv”.