Gazetari dhe moderatori i Zonë e Lirë, Arian Çani ka deklaruar se ka humbur 20 kilogramë për 7 muaj. Në një intervistë për Ekspress Rozë, Çani është shprehur se u bë kohë që nuk po e duronte dot mbipeshën e tij, prandaj vendosi të dobësohej.
” E bëra me qëllim, sepse nuk po duroja dot mbipeshën që kisha dhe vendosa të braktis të gjithë veset e mia, që kishin të bënin me një gotë verë apo me ushqim të tepruar pas pune. Ndaj hyra në dietë, duke iu rikthyer vrapit dhe sportit. Tani ndihem aq mirë sepse për 7 muaj kam humbur 20 kg”, ka thënë Çani.