Vendosja e akullit mbi fytyrë po përdoret gjithnjë e më shumë nga femrat por edhe nëpër sallonet e bukurisë si metodë tepër efektive në trajtimin e lëkurës.
Sipas specialistëve të shëndetit të lëkurës, akulli e e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë. Akulli konsiderohet se përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndrritshme.
Largon dhe parandalon gjithashtu rrudhat në fytyrën tuaj.