Pas arrestimit të Klodi Lesit, shqiptarit që vrau gruan, ka folur për mediat vjehrri i tij, Heralambos Mavromatis. Ai tha për mediat greke se gjendja e fëmijës ishte e rënduar. pas ditëve që kaloi në arrati.
“Djali ishte i paushqyer. Ishte dobësuar shumë dhe ishte i tronditur. Më erdhi shumë keq nga ajo që pashë. Ai nisi të qante sapo më pa mua, por kur takoi vëllanë pushoi së qari. Nuk e di se me çfarë është ushqyer, por gjendja e tij ishte mjaft e keqe.
Madje edhe rrobat i kishte të grisura dhe të sajuara. Do t’i duhet shumë kohë sa të marrë veten”, tha ai.
Fëmija kishte veshur 4 apo 5 xhupa sipas gjyshit të fëmijës që tha se pas kthimit në shtëpi, djali është qetësuar.