Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti është në një lidhje serioze me modelen serbe, Alisa Menkoviç. I kontaktuar nga programi ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’ Gjimshiti përveç karrierës së tij futbollistike dhe nënshkrimit të kontratës së re me Atalantën, ai ka folur dhe për lidhjen e tij me modelen bukuroshe.
I pyetur nga moderatori Eno Popi nëse do e shohim Alisën ndonjëherë me flamurin shqiptar ai ka thënë se do ishte bukur dhe se të dashurës së tij i pëlqen shumë fanella kuq e zi.
Ai është në një lidhje 5-vjeçare me modelen dhe historia e tyre është përfolur shumë, sidomos gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.