Rregullat e qarkullimit nuk respektohen as nga persona me pozitë, si deputetë, gjyqtarë e avokatë. Kreu i Policisë Rrugore Tiranë, Ervin Dervishi, thotë se se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se në ‘sitën’ e policisë kanë rënë edhe persona që janë me pozitë, si deputetë, gjyqtarë e avokatë.
“Për drejtuesit që kalojnë me semafor të kuq, për 2014-ën kanë qenë 2.700 raste, ndërsa për 2015-ën kanë qenë 10.147 raste të ndëshkuara. Mendoj se kemi një numër kaq të lartë, pasi drejtuesit nuk i kushtojnë rëndësi edukatës rrugore. Pjesa më e madhe e këtyre personave të ndëshkuar për këtë kategori, mund të them se janë ajo kategori personash, si avokatë, gjyqtarë, deputetë apo edhe profesorë doktorë” thotë ai për GSH.
Sipas tij, në disa raste ka pasur edhe disa mjete si fuoristrada të cilat kur janë ndaluar, drejtuesi i mjetit ka marrë një pozicion tjetër në mënyrën e komunikimit me policin rrugor dhe mendojnë se kanë të drejtë në udhëtojnë në çdo lloj mënyre.