“Ka segmente në politikë që kanë frikë nga reforma në drejtësi dhe po përpiqen të pengojnë atë”. Ky është qëndrimi i Ambasadorit gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman.
Hoffman deklaroi për Tema Tv, se i gjithë faktori ndërkombëtar është duke monitoruar me vëmëndje qëndrimet e partive politike lidhur me reformën në drejtësi për të konstatuar saktësisht në se pretendimet e tyre kanë bazë vërtetësie apo janë thejsht justifikime për të penguar reformën në drejtësi për arsye të ndryshme.
Ambasadori gjerman ritheksoi qëndrimin e tij për rëndsinë jetike që ka reforma në drejtësi në Shqipëri dhe i bëri thirrje palëve në politikën shqiptare të gjejnë konsensus për të miratuar këtë reformë bazuar në draftin e ekspertëve të shikuar gjithashtu nga ekspertët e Komisionit të Venecias.