Presidenti i Republikës Bujar Nishani pritet nesër të presë në një takim Kryeministrin Edi Rama. Ky është takimi i parë për këtë vit midis dy drejtuesve të lartë të vendit.
Në takimin që do të mbahet gjatë paradites, mësohet se tema e bisedës do të jetë reforma në drejtësi. Nuk dihet se çfarë do ti kërkojë Nishani-Ramës, apo anasjelltas, por ky takim është në vazhdën e intesifikimit të takimeve mbi këtë reformë, e cila është kthyer në çështje madhore për politikën në Shqipërisë.
Ku vlen të theksohet edhe takimi që pati në orët e pasdrekës së sotme, ambasadori amerikan Donald Lu dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ajo që mësohet gjithashtu është Nishani pritet të ketë një takim të përbashkët me të gjithë aktorët kryesorë që po merren me Reformën në Drejtësisë.