Eshtë konsideruar si vendi më i ftohtë i globit dhe mban ndryshe emrin Poli i të Ftohtit. Bëhet fjalë për një fshat të vogël, i quajtur Oymyakon, ku jeta është një sfidë e vërtetë. Fshati gjendet në pikën më veriore të Rusisë dhe temperatura më e ulët është shënuar në janar të vitit 2013, minus 71 gradë celcius. Ndërkohë mesatarja e dimrit, arrin në minus 51 gradë. Kryesisht banorët ngrohen me dru dhe jetojnë me peshkim.