DEBATI I PLOTË:
Olli: Për çfarë ju bezdis se çfarë thotë secili nga ne. Mbani shënime dhe kundërshtoni. Le të mos anashkalojmë të qenit qytetar, kur nuk e bën as qytetari i parë i Tiranës, çfarë prisni nga të tjerët.
Veliaj: Ambicia ime është ta bëj Tiranën si Korçën e si mos më mirë
Olli: Po çfarë flisni, ku kemi hotele me 4 apo 5 yje ne këtu.
Veliaj: Në Tiranë kemi 2 dhe një të tretë. Po ju vini këtu dhe më flisni për taksat e moteleve. Se besoj që qytetarët normalë rrinë në motele. Nëse rrini ju ky është problemi juaj. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve, kjo nuk është as interes publik
Olli: Ty të ka dhënë mami shtëpi, ke shumë
Veliaj: Ty s’të pjerdh hiç
Olli: Ti je idiot
Veliaj: Kur munda shefat e tu, ti je kot
Olli: Ti je idiot
Veliaj: Qytetarët rrinë në shtëpi, në hotele rrinë biznesmenë. Nuk na vjen turizëm për plazh është tjetër gjë politika në bregdet. Në Tiranë vijnë zakonisht për 2,5 euro për 4 deri 5 yje hotele. Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për cështjen e tabelave…
Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën
Veliaj: Do të vish këtu hajde ulu
Olli dhe Topllaj çohen nga vendi shkojnë para foltores ku flet Veliaj
Topollaj: Ti je legen
Veliaj: Mësohu me kulturë
Veliaj- Ollit: Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla
Veliaj: Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.
Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.
Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.
Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.
Veliaj: Buxheti 2016 tre herë më i lartë, ta kthejmë Tiranën në qytet të jetueshëm