Trajneri i Interit, Roberto Mancini, është vënë në kërkim të një mesfushori. Ka kohë që flitet për një rikthim të mundshëm të Andrea Pirlos në Serie A, por kjo duket se nuk do të ndodh dhe tani zikaltërit ia kanë vënë syrin ish-mesfushorit të Real Madridit, shkruan e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.
Sipas “Corriere dello Sport”, Mancini e dëshiron tani në San Siro, Lassana Diarran, i cili mendon se do t’i kryente shumë punë në fazën defensive. 30 vjeçarit që aktualisht luan për Marseille në Ligue 1, do t’i pëlqente një lëvizje në Itali te Interi që në afatin e janarit.