Kryeministri Edi Rama ka dërguar urimin e tij për të gjithë shqiptarët në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Rama ka zgjedhur një foto të pllakës së gurit, mbi të cilin e shtrinë Krishtin përpara se ta gozhdonin, si një simbolikë e veçantë në këtë ditë të veçantë. Në urimin e plotë dërguar në rrjetet sociale Rama shkruan:
Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve…
GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!