“Daily Mail”, ka publikuar një artikull për këngëtaren e njohur shqiptare, Elvana Gjata. E përditshmja britanike përshkruan inicidentin që ndodhi me ICloud-in e këngëtares, ku shkruhet se disa adoleshentë i kishin vjedhur këngëtares adresën, duke shkelur privatësinë e saj.
“Këngëtarja e cila doli nga një talent shoë së fundmi ka rënë pre e disa hakerëve adoleshentë të cilët kishin thyer llogarinë e saj duke u përgjigjur në pyetjet se ‘Cila do të ishte puna juaj në të ardhmen?’ Përgjigja e të cilës ishte këngëtare. Ylli shqiptar më vonë e kuptoi që fotot dhe disa nga videot e saj tashme ishin shkarkuar”, shkruan Daily Mail.
“Ajo kontaktoi policinë të cilët më pas morën në pyetje 15-vjeçarët të cilët këmbëngulën se materialit nuk i kishin ndarë më askënd tjetër.
Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës rnb dhe hip hop në territoret shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj profesionale pas paraqitjes së saj në ‘Ethet’”, përmbyllut artikulli i Daily Mail.
Ja linku ku mund të gjeni artikullin e plotë:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3370160/Singer-rose-fame-Albanian-talent-photographs-hacked-schoolboy-fans-guessing-answer-security-question-job-want-singer.html