Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur rezervat e tij lidhur me reformën në drejtësi, ku ka shprehur edhe pakënaqësinë për mungesën e procesit të konsultimit.
“Po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit”, është shprehur Llalla.
Në takimin konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve, dhe ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, Llalla tha se ka elementë problematikë brenda organit të akuzës, por që “prokuroria ka kapacitet për t’i luftuar”.
Ministri Manjani është shprehur gjatë takimit se është e nevojshme që të përshpejtohet akti i ekspertimit, ndërsa kërkoi një forcim të rolit të prokurorit.
Takimi konsultativ u mbajt në kuadër të reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurorët, ashtu si dhe gjyqtarët, janë sulmuar shpesh për korrupsion. /tch/