Arlind Ajeti mund të debutojë këtë fundjavë në Serinë A ndaj Milanit.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Il Tempo”. Mbrojtësi shqiptar i Frozinones është në balotazh me Mateo Çiofanin për një vend në parapvijë, për shkak të mungesave në këtë repart.
Aleandro Rosi nuk është i gatshëm për trajnerin Roberto Stelone.
Në rast aktivizimi Ajeti nuk do të luajë në qendër në pozicionin e tij natyral, por në të djathtë.
Futbollisti i Kombëtare kaloi muajin e kaluar ne Frozinone dhe deri më tani është ulur në stol.
Gjatë konferencës së prezantimit Arlind Ajeti pranoi se ishe gati të zbritse në fushë, për të ndihmuar skuadrën debutuese në Serinë A edhe pse kishte kohë pa një ekip.
Tranjeri Roberto Stelone ka edhe pak kohë për të vendosur se cili do ta nisë nga minuta e parë Arlind Ajeti apo Mateo Çiofanin.
Takimi do Frozinone – Milan do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin “Matuza”. (Sportal.al)