TIRANE- Edi Rama ka marrë fjalën në Parlament pas Berishës duke risjellë në vemendje akuzat që bënte Sali Berisha vite më parë. “Ju vrisni në parlament”, citon Sali Berishën në vitin 1998. Më tej ai tha se protesta e sotme nuk ka kauze. Ai e quajti sali Berishën kryeakuzator dhe kryefalsifikator. Ai përsëriti se dekoratat do të lëshoheshin në bazë të ligjit të miratuar nga Berisha.
Rama theksoi se e djathta gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë ka përdorur të njëjtën gjuhë fyese nga qeverisë, por në të kanë ndryshuar vetëm personazhet. “E njëjta këngë, por me personazhe ndryshe”, tha Rama.
Dhe gjithë batërdia e falsifikimeve e shpifjeve, mbaron me shprehjen shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën. Dhe politika është lojë njësoj si loja e Sudes, e bunkerit, e medaljeve, e piramidave universitare, e legalizimeve të Shabanit, e vjedhjes së energjisë dhe borxheve të falura që nuk u falën kurrë. Njësoj si loja e borxheve të fshehura, njësoj si loja e madhe fatit, e njëjta lojë vazhdon prapë thjesht kanë ndryshuar personazhet, e njëjta lojë vazhdon me Saimir Tahirin, Ilir Beqjan, Damian Gjiknurin etj. Emrat janë të rastit, loja është e njëjta.
Sakaq është ngritur Berisha duke e quajtur Ramën gënjeshtar dhe frikacak që nuk merr përgjegjësitë. Ai sqaroi edhe një herë se çfarë përcakton ligji për statutin e veteranit.
replika e Berishës
Ju doni të fshiheni.Lexoje ligjin këtu, ligji i ’94 ndalon dhënien e statusit kriminelëve të luftës së klasave, të genocidit komunist, lexojeni mirë nenin 6. Rama është njeriu që iu kundërvu me të gjitha mënyrat largimit nga funksionet publike të xhelatëve të genocidit komunist. Njeriu që autor dhe nistar kryesor i amendimit të ligjit nga PS në ’99 apo 2000 në të cilin hoqi klauzolën që ndalonte dekorimin e kriminelëve të genocidit dhe luftës së klasave.