Janë arrestuar gjatë pasdites dy deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu, të cilët gjatë ditës së sotme hodhën gaz lotsjellës në sallën rezervë të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja Kadriaj e cila është dorëzuar vullnetarisht në polici.
Më herët Kadriaj dhe Haxhiu u panë teksa fusnin gazin lotsjellës në Kuvend, të cilin e morën nga deputet Glauk Konjufca dhe Pal Lekaj, raporton Kosova Press.