Mes një varfërie ekstreme, 40 vjeçari nga Rrajca e Librazhdit, Fluturim Coku i dha fund jetës, duke lënë pas 3 fëmijët, bashkëshorten dhe nënën e sëmurë.
6 muajt e fundit familja e tij jetonte ne errësirë, pasi OSHEE i kishte ndërprerë energjinë dhe ai nuk kishte asnjë mundësi të paguante, ndërsa ndihmën ekonomike ia kishin anulluar pak kohë më parë.
Ndihma ekonomike iu ndërpre me motivin se, “ke televizor në shtëpi”. Në të vërtetë, sipas të afërmëve, ai kishte një televizor bardhë e zi tip “ILIRIA” që nuk punonte.
Para varrimit, inspektorët e OSHEE-së rilidhën dritat në familjen Çoku.